Kanë përfunduar dy sfidat e grupit B, në EURO 2020: Luksemburg – Portugali dhe Serbi – Ukrainë.
Portugalia ka fituar lehtë me rezultatin 2-0, duke vulosur kështu kualifikimin në EURO 2020, si të dytët në grup. Në sfidën e sotme golat u shënuan nga Fernandes në të 39′ dhe Cristiano Ronaldo në të 86′. Me fitoren e sotme Portugalia është e dyta në grup me 17 pikë.
Vendi i parë i takon Ukrainës së Shevcenkos, i cili ka rilindur këtë Kombëtare. Ukraina ka barazuar në Serbi me rezultatin 2-2, në një sfidë e cila u zhvillua pa tifozë. Ukraina arriti kualifikimin në EURO 2020, si të parët e grupit me 20 pikë.
Luksemburg – Portugali:
Serbi – Ukrainë: