Sassoulo duket në një formë mjaft të mirë këtë sezon të Serie A. Pas fitores 1-4 ndaj Spezia javën e kaluar, Sassuolo ka arritur të marri një tjetër fitore 4-1 e këtë herë ndaj Crotones ditën e sotme.
Fillimisht ishte Berardi që zhbllokoi shifrat në minutën e 19-të, ndërsa Crotone barazoi me 4 minuta nga starti i pjesës së dytë.
Për t’I dhënë fitoren Sassuolos mendon sulmuesi Caputo që shënon dopietë, ndërsa Locatelli në minutat e fundit vulos përfundimisht ndeshjen në 4-1. Me këtë fitore, Sassuola ngjitet momentalisht në vend të parë me 7 pikë në 3 javë të Serie A.