Hamdi Salihi humbi një 11-metërsh pak çaste më parë në takimin që po luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit.
Sulmuesi shkodran goditi shtyllën pas ekzekutimit të penalltisë në minutën e 57-të.
Por, reagimi i tifozëve të Skënderbeut ka qenë vërtetë i veçantë, pasi kanë thirrur në kor disa herë: “Hamdi Salihi”, për të motivuar sulmuesin e tyre.