Bomberi i Kombëtares sonë Armando Sadiku i ka dhënë përgjigjen më të mirë teknikut Edi Reja në prag të sfidave eliminatore me Islandën dhe Moldavinë për EURO 2020.
Sulmuesi i Luganos realizoi golin e dytë në këtë sezon në sfidën që po luhet ndaj Grasshopperit (2-1).
Kjo ndeshje mbyll sezonin 2018/2019 në kampionatin zviceran. Sadikut pritet t’i besohet sërish detyra e shënimit të golit te Shqipëria. Ky sezon kaloi mes peripecisht për të, për shkak të dëmtimit në gju që pësoi në Spanjë në 2018 kur ishte pjesë e Levantes.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.