Sapo kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Mali i zi mposhti 4-1 Gjibraltarin, në një 90 minutësh pa histori. Beqiraj dhe Simic shënuan të parët , ndërsa për miqtë ngushtoi Styche. Në të dytën, malazezët realziuan edhe dy herë të tjera, me Tomasevic dhe Jovetic.
Fitore jetike edhe për Rusinë. Kombëtarja e drejtuar nga Cherchesov triumfoi 2-1 ndaj Sllovenisë, nën prezencën e disa tifozëve. Dzyuba “tundi” 2 herë portën në pjesën e parë, ndërsa Ilicic rihapi sfidën. Gjithsesi, gol që vlen thjeshtë për statistikë, pasi nuk ka ndryshim rezultati deri në fund.