Penalltitë u buzëqeshën shkodraneve, të cilat ia dolën ët triumfonin 3-1.
Gjithçka nisi keq, skuadra turke shënoi e para, ndërsa për tanët penalltia e parë u humb nga ajo që rrallë herë e humbet, Megi Doçi. Kjo nuk i uli aspak moralin ekipit shqiptar, por ato vazhduan të besonin.
Fati është me ne, teksa rivalët godasin jashtë penalltinë e radhës, e më pas Franja barazon shifrat.
Ekipi turk është i paqartë ku ”prek’ shtyllën, e më pas Bajraktari na kalon në avantazh. Goli i fitores shënohet nga Gjini, e cila i jep kualifikimin ekipit shkodran.
Femra/ Vllaznia 3-3 (3-1 p) ALG Spor Kulubu
Stadiumi “Loro Boriçi” – 14:00
Champions League – Femra
Vllaznia e femrave është duke luajtur për turin e parë të Champions League në “Loro Boriçi”. Vajzat shkodrane kanë kaluar në epërsi me golin e Gjinit qysh në të 8 minutë.
Mikeshat nga Turqia nuk kanë mundur të mbajnë për shumë kohë barazimin, teksa ky është viti I nëntë rresht që Vllaznia e femrave merr pjesë në këtë kompeticion. Kësisoj kuqeblutë arrijnë të shkojnë në turin pasardhës.
Komenti minutë pas minute:
8′ Gjini kalon Vllazninë në avantazh
42′ Portierja e Vllaznisë, OBrajan ndal një goditje të rrezikshme
53′ Sejfadinova barazon shifrat. Futbollistja nga Azerbajxhani ndëshkon vajzat tona me një supergol
69′ Sërish Gjini kalon në avantazh Vllazninë
72′ Arhan barazon rezultatin pas 3 minutash. Një supergol nga vajzat turke
90′ Gjyqtari jep 3 minuta shtesë, rezultati nuk ndryshon.
91′- Nisin minutat shtesë. Topi shkelmohet nga gjysmëfusha nga lojtaret turke.
100′- Goditje dënimi për miket. Gjuan sërish Arhan por këtë herë sfera devijohet nga muri mbrojtës.
105′- Përfundojnë edhe 15 minutat e para të “extra-time”.
118′- Vllaznia pëson golin e tretë.
120′- Bajraktari barazon shifrat. Cfarë atmosfere në Shkodër.
PENALLTITË: