Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, në një intervistë të dhënë për Supersport ka treguar fillimisht se si ka qenë situata dhe kush e ka kontaktuar për të marrë drejtimin e Shqipërisë.
Reja ka thënë se ai që e ka telefonuar në fillim ishte Armand Duka.
“I pari që më ka telefonuar ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka. E vendosa që nuk do të drjeoja më një skuadër, ose klub. Në dy vite në shtëpinë time prisja oferta nga një Kombëtare. Kur më telefonoi Duka, atëherë i thashë se po”.