Ka përfunduar pjesa e parë mes Juventus dhe Romës ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Bardhezinjtë kanë dominuar ndjeshëm ndaj verdhekuqve duke shënuar tre herë në portën e tyre.
I pari ka shënuar Ronaldo në minutën e 26 me një gjuajtje precise nga krahu i majtë. Në të 38′ është Bentacur ai i cili futet mes futbollistëve të Romës dhe me një gjuajtje të lehtë dhe tokazi arrinë të mposht për së dyti herë portierin Lopez. Zonja nuk mjaftohet me kaq por vetëm disa sekonda para se të mbyllej pjesa e parë Bonuçi arrin të shënojë me kokë, pas krosimit të Costas. Ekipi i Sarrit shkon i qetë dhe me tre gola në dhomat e zhveshjes pas 45 minutave të para.
Juventus (4-3-3): Buffon; Danilo, Bonuçi, Rugani, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Higuain, Ronaldo.
Roma (4-2-3-1): Pau Lopez; Florenzi, Mancini, Smalling, Kolarov; Cristante, Diaëara; Under, Pellegrini, Kluivert; Kalinic.