Mbrëmja e sotme e Champions League nuk ka zhgënjyer tifozët e futbollit. Përveç fitores së bujshme së PSG-së 2-0 në fushën e Manchester United, fitore ka marrë dhe Roma ndaj Portos në kryeqytetin italian me rezultatin 2-1.
Rezultati i takimit është vendosur në pjesën e dytë të ndeshjes teksa për verdhekuqtë ka shënuar dopietë 19-vjeçari Nicolo Zaniolo, i cili realizoi në minutat 70-ë dhe 76-ë, teksa rivalët portugezë u kundërpërgjigjën 3 minuta më pas me Adrian, i cili ndëshkoi italianët me një goditje direkte. Pavarësisht protestave të lojtarëve të Romës për pozicion jashtë loje, pamjet e VAR vërtetuan të kundërtën.
Rezultati favorizon portugezët që takimin e ardhshëm e luajnë në shtëpi dhe kanë avantazhin e golit në fushën kundërshtare.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.