Takimet e para të Europa League dhuruan spektakël, por edhe gola.
Roma ”shpartalloi” CFR Cluj 5-0, në një ndeshje pa histori. Gjithçka u mbyll që në pjesën e parë, me italianët që realizuan 3 herë. Napoli fitoi me përmbysje ndaj Rijekës (1-2), me të besuarit e Gatussos që nuk u dorëzuan deri në fund.
As Tottenham nuk fali, teksa ”asfaltoi” 1-3 Ludogoretsin në Bullgari.
Në ndeshjet e tjera, Benfica mori një barazim me gola ndaj Rangers (3-3), PAOK befasoi 4-1 hollandezët e Psv dhe Sociedad mori një fitore minimale ndaj Az Alkmaar. Pas pak zhvillohen takimet e tjera, ku në fushë do zbresin Milan dhe Arsenal.
REZULTATET FINALE: