Sulmuesi shqitptar, Rey Manaj, i ka shënuar skuadrës së Napolit, sfidë që po luhet dhe që është e vlefshme për javën e fundit në Serie A. Napoli po kryesonte me rezultatin 0-3 deri në fundin e pjesës së parë, duke dominuar ndaj Spezias.
Në minutën e 41-të, Rey Manaj arrin të shënojë kundër Napolit, me një gjuajtje me kokë, por pas konsultimit me VAR, sulmuesit shqiptar i anulohet goli, që do të ishte i gjashti në Serie A me fanellë e Spezia.
Kujtojmë që Manaj u transferua te Spezia në formë huzimi nga skuadra e Barcelonës, por ka bindur drejtuesit e klubit italian, që kanë paguar 3 milionë euro për transferimin e tij.