Ish-lojtari i Laçit në Superligë, Regi Lushkja ka shënuar golin e dytë me Sheriff Tiraspol në Moldavi. Fantazisti la kurbinasit në merkaton e dimrit, duke treguar nivel të lartë loje edhe me kampionët moldavë, teksa dje tundi sërish rrjetën.
25 vjeçari e ka nisur ndeshjen ndaj Shën Gjergjit në transfertë nga minuta e parë, duke u treguar i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 92 të ndeshjes. Shtatë ndeshje ka luajtur shqiptari në Moldavi këtë sezon, teksa u shpall kampion me Sheriff.