Franca fitoi ndaj Spanjës 1-2 në finalen e Nations League, me sfidën që u zhvillua në San Siro. Një gol nga Mbappe në minutën e 80 ka vendosur takimin, teksa pozicioni I sulmuesit ka bërë zhurmë në mediet ndërkombëtare.
Në momentin e pasimit të fundit, Mbappe është dukshëm në pozicion jashtë loje. Tanimë gjithçka ka marrë shpjegim, me mbrojtësin e Spanjës (Garcia) që prek topin e pasur për Mbappe, duke nxjerrë nga loja pasimin e francezëve.
Me këtë argument janë mbrojtur në VAR, duke lënë lojën të vijojë dhe quajtur golin e rregullt.