Ndeshja e djeshme mes Bullgarisë dhe Anglisë, e vlefshme për grupin A kualifikues të Europianit 2020, ka sjellë në vëmendje racizmin në futboll. Anglezët e kanë bërë të qartë se nesë do të kishte thirrje raciste në stadium, ndeshja do të ndërpritej. Një gjë e tillë ka ndodhur dhe ndeshja u ndërpre dy herë për disa minuta, derisa organizatorët bullgarë morën masa duke zbrazur tribunat e ultrasve. Kjo nuk ishte hera e parë që lojtarët anglezë vuanin një sjellje racore në Sofje.
Në Bullgari duket se i kanë thirrur mendjes dhe kanë marrë masa që kjo situatë të mos ndodhë më. Kryeministri i këtij shteti, Bojko Borisov i ka kërkuar presidentit të federatës se futbollit që të largohet nga ky post. Kryeministri e bën direk fajtor për ngjarjet e ndodhura, duke theksuar se nuk kishte marrë masat e duhura organizative.
Edhe ministria e sporteve në Bullgari ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke ndërprerë financimet për Federatën. Shkaktar bëhet Borislav Mihajlov dhe deri në një largim të tij, futbolli bullgar do të jetë në “krizë”.