Futbolli prodhon gjithmonë momente të çuditshme dhe të pazakonta. Në SHBA gjatë një ndeshje të Ligës Amerikane të Futbollit (MLS) midis Las Vegas FC dhe LA Galaxy II në momentin e pushimit të ndeshjes një helikopter ndaloi në mes të fushës dhe filloi të hidhte para drejt tifozëve që filluan të hidheshin për të marrë para.
Në fillim kjo dukej një pamje argëtuese, por iniciatorët duhet ta kishin marrë parasysh që kjo situatë mund të kthehej dhe në një arenë “lufte” midis njerëzve pasi për hir të paravë shumë veta janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka.