Pas një ngarkese me ndeshje të njëpasnjëshme, më në fund, Tirana bën disa ditë pushim, për t’u rikthyer së shpejti në stërvitje.
Këtë moment, lojtarët bardheblu kanë vendosur ta shijojnë edhe më shumë, edhe për faktin se është fundjavë. Koha e nxehtë menjëherë të dërgon në bregun e detit. Një prej lojtarëve që ka vendosur të kalojë kohën e lirë në plazh është Eni Imami.
Mbrojtësi, me anë të një video të postuar në rrjetin e tij social, tregon një moment, ku njerëz të ndryshëm kalojnë pranë pushuesve, duke krijuar edhe muzikë. Imami përfiton nga ky moment dhe u ka kërkuar personave një këngë për Tiranën me fjalët “jasha Tirona”.