Barazimi i arritur dje kundër Finlandës është një rezultat historik për përfaqësuesen e Kosovës.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Bunjaki ka festuar një rezultat pozitiv në debutim të Eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, që ishte njëkohësisht edhe sfida e parë zyrtare.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët e Kosovës janë pritur nga tifozët në hyrje të hotelit ku ishte akomoduar skuadra, ndërsa brohoritjet dhe duartrokitjet për barazimin ndaj Finlandës kanë qenë emocionuese për futbollistët e Kosovës. / Newsport.al
Hero’s welcome for #Kosovo team at their hotel… pic.twitter.com/O3eMG9jFZh
— James Montague (@JamesPiotr) September 5, 2016