Egnatia ka përfunduar stërvitjen e paradites së sotme, teksa kryesuesit e Kategorisë së Parë për grupin B janë ndeshur me një tufë delesh rrugës në kthim, duke mos kursyer batutat mes futbollistëve.
Disi të hutuar, lojtarët e huaj të rrogozhinasve e kanë marrë me sportivitet këtë ndodhi. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani është pretendentja kryesore për ngjitjen në Superligë sezonin që vjen, ndërsa drejtuesit kanë investuar në një fushë të re stërvitore.