Vllaznia fitoi dje 1-0 ndaj Skënderbeut në Air Albania, duke marrë Kupën e Shqipërisë. Pas ndeshjes, të shumtë kanë qenë shkodranët që kanë pushtuar rrugët e qytetit verior, në pritje të skuadrës. Me tifozë në stadium pas 14 muajsh, skuadra u shoqërua me makina dhe brohorima deri në kryeqendrën e veriut.
Festë e madhe së bashku me ekipin, teksa trofeu vjen si rezultat i një sezoni fantastik. Për këtë, sponsori Alban Xhaferi ka akorduar 30 mijë dollar premio dhe një rrogë shtesë, teksa FSHF akordon 50 milion lekë të vjetër për fituesin.