Real Madrid fitoi dje finalen e Champions League me rezultatin 1-0 ndaj Liverpool. Ky takim foli më shumë për “The Reds”, megjithatë goli i vetëm u shënua nga Los Blancos. Në minutën e 59’ ishte Vinicius JR që tundi rrjetën për t’i dhënë të tijve trofeun e 14 të Champions League.
Dyshimet në rrjet kanë filluar për një pozicion të mundshëm jashtëloje. Bëhet fjalë për momentin kur Valverde goditi topin dhe për një prekje të mundshme të Benzemas në zonë. Topi më pas shkoi te Vini JR që e shndërroi në gol. Nëse topi u prek nga Benzema, atëherë pozita e brazilianit është jashtëloje. Gjithçka mbetet për t’u diskutuar dhe ka vend për interpretim.