Valencia po fiton 2-0 në përballjen që po luhet ndaj Osasuna. Goli i parë u realizua nga Guedes në minutën e 12-të, teksa dribloi gjithë ekipin kundërshtar, duke ”imituar” në një farë mënyre Messin. Futbollistët e Osassuna mundohen t’a ndalin, por e kanë të pamundur edhe me ndërhyrje të ashpra.
Guedes njihet për depërtime të tilla dhe kjo është edhe arsyejse se përse portugezi aktivizohet. Kjo fitore është e rëndësishme, apsi e afron Valencian akoma më shumë me zonën e Europës.