Granada ia ka dalë të marrë një barazim dje 1-1 me Osasunën në transfertë. Sfida që dukej se po shkonte në favor të vendasve, nuk ka rezultuar kështu në limitet e takimit.
Një gabim nga gardiani i Osasunës në dalje, është shfrytëzuar nga Montoro, që ka dërguar topin në rrjetë nga thuajse 40 metra largësi.
Portieri vendas kishte braktisur katërkëndëshin pas sigurisë se sfida ishte në fund, ndërsa miqtë përfituan nga hutimi duke realizuar një kryevepër nga 40 metra.