Barcelona fiton trofeun e parë të këtij sezoni. Katalanasit kanë shkatërruar 4-0 Atletiko Bilbaon në finalen e Kupës së Spanjës. Pjesa e parë u mbyll më rrjeta të paprekur, ndërsa në fraksionin e dytë, Barca ishte e pandalshme.
Griezmman hapi siparin e golave në minutën e 60-të dhe pas 3 minutash De Jong dyfishoi rezultatin. Barca nuk u ndal me kaq pasi nuk kishte si të mungonte Leo Messi. Argjentinasi shënoi dy gola për 4 minuta dhe vulosi përfundimisht 4-0 finalen e Kupës së Mbretit në Spanjë.