PSG-ja ka arritur të fitoi me rezultaitn 4-0 ndaj Montpellier. Kampionët e Francës kanë shkatërruar me “poker” duke marshuar kështu në krye të kampionatit. Siparin e golave e hapi Mbappe në minutën e 34-të pasi miqtë ngelen me 10 lojtarë.
Në fraksionin e dytë, PSG-ja shënoi 3 gola për 3 minuta. Fillimisht Neymar më pas Icardi dhe sërish Mbappe vulosën fitoren e skuadrës pariziene. Me këtë fitore, PSG-ja ngjitet në krye të kampionatit francez me 45 pikë, ndërsa Montpellier në vendin e 11-të me 28 pikë.