Tottenham-Man United 1-1
Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Tottenham dhe Man United. Një ndeshje spektakolare me raste nga të dyja skuadrat, por që në fund kanë ndarë nga një pikë. Fillimisht ishin vendasit që gjetën golin me Bergwijn në shënoi një supergol në minutën e 27-të, ndërsa në të dytën ishte United që barazoi gjithçka.
Pogba I rikthyer në fushë pas një mungese të gjatë driblon bukur Dier dhe fiton një penallti. Nga pika e bardhë Bruno Fernandez gjuan saktë duke mposhtur Lorris. Me këtë barazim Tottenham renditet në vendin e 8-të me 42 pikë, ndërsa Man United mban vendin e 5-të me 46 pikë.
Tottenham: Lloris, Aurier, Dier, Sanchez, Davies, Winks, Sissoko, Lamela, Bergwijn, Son, Kane.
Man United: De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaq, MC Tominay, Fred, Bruno Fernandes, James, Martial, Rashford.