Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, do të rikthehet në shtëpi, pasi finalja mes ekipit romak dhe Feyenoord, do të luhet në “Air Albania”. Kumbulla duket se mezi po e pret finalen e Tiranës dhe ka postuar një video, ku ka mesazh për tifozët shqiptarë.
“Po kthehem në shtëpi, na përkrahni në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe Forca ROMA!”, shkroi mbrojtësi kuqezi. Në video, shihet se Kumbulla është fillimisht me fanellën e Kombëtares shqiptare, e më pas me fanellën e Romës.
Kumbulla pati disa probleme me Jose Mourinho në fillim të sezonit, por tani, i ka fituar besimin e plotë strategut portugez, i cili me shumë gjasa do e aktivizojë qendërmbrojtësin kuqezi si titullar.