Stadiumi i Prishtinës, prej disa muajsh i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe tashmë është drejt përfundimit. Skuadra kryeqytetase është detyruar të luajë jashtë fushës së saj, së bashku me tifozët që e kanë ndjekur hap pas hapi.
Sot, kryetari i Plisave, Albert Kastrati ka një kërkesë publike për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn. Këtij të fundit, kryetifozi i drejtohet: “I kisha bërë një lutje në emër të krejt Plisave kryeministrit Ramush Haradinaj që sa më shpejt me nënshkru kontratën me kompani që sa më shpejt për t’u rregulluar stadiumi i Prishtinës sepse kanë 6 muaj që e presim”, përfundon ai.