Është mbyllur me rezultatin 0-1 pjesa e parë e sfidës Chorlye-Wolves e vlefshme për 1/16 e FA Cup në Angli. Skuadra që militon në Premier League ka shënuar golin e vetëm të sfidës deri më tani në minutën e 12-të me Vitinha.
20-vjeçari portugez ka shënuar gol të “çmendur” nga rreth 30 metra me topin që ndalet nga rrjetë. Një gol për kartolinë që mund të quhet padyshim si goli më I bukur I javës në futbollin europian. Për më shumë ndiqni videon e golit të shënuar nga Vitinha ndaj Chorley.