Levante e ka nisur me humbje sezonin e ri.
Skuadra ku aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku iu dorëzuar rivalëve të La Liga, Villarreal në miqësoren e parë për këtë fazë përgatitore. “Nnëndetësja e verdhë” triumfoi me shifrat 2-1 dhe golin e vetëm të takimit për Levante e shënoi mesfushori shqiptar i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.
Pasi mori bukur topin me gjoks, 24 vjeçari nuk u mendua dy herë, duke lëshuar një silurë nga jashtë zonës, me sferën për përfundoi në rrjetë. Ky ishte goli i parë për Levanten në këtë sezon dhe e realizon një shqiptarë. Ndërkohë, në këtë 90 minutësh nuk kishte aspak vend për Sadikun, që ka dalë totalisht jashtë planeve të trajnerit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.