Vedat Muriqi ka debutuar me gol te Fenerbahce, në Superligën e Tuqisë.
Ai shënoi ndaj Gaziantep një gol shumë të bukur, teksa pasi e kontrolloi me gjoks nuk e la të binte në tokë, duke lëshuar një silurë të vërtetë drejt portës. Pas takimit, ish-sulmuesi i Teutës u shpreh mjaft i kënaq për golin, të cilin shpreson ta gjejë shpesh në këtë edicion të ri.
“Jam i lumtur me fitoren që kemi arritur. Kjo ishte me rëndësi për ne. Përpos rezultatit të thellë, edhe loja e bukur e shfaqur na ka gëzuar. Jam i kënaqur me golin. Kemi pasur edhe disa raste, kemi mundur të shënojmë edhe gola të tjera. Shpresoj që edhe javën tjetër të shënoj. E kam ndier se Emre do të ma pasojë topin, besoj se e kam kontrolluar mirë topin dhe topi doli para meje dhe në këtë formë mu lehtësua puna për të shënuar“, ka thënë Muriqi për mediat turke.
Muriqi u transferua te Fenerbahce gjatë kësaj vere nga Rizespor, por i kanë mjaftuar vetëm pak minuta për tu bërë protagonist.
GOOOOOOOLLLLLLL Vedat Muriqi!pic.twitter.com/Zq7OvAJ2tv
— BigFenerbahçe (@Big_Fenerbahce) August 19, 2019