Kastrioti dhe Tërbuni zhvilluan sot një miqësore mes tyre. Ndeshja u luajt në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës dhe përfundoi në shifrat e barabarta 1-1. Santiago Selmani shënoi gjatë pjesës së parë për krutanët, teksa në anën tjetër goli për pukjanët u shënua nga Albers Keko me penallti në 45 minutat e dyta.
Kjo miqësore ishte mes përgatitjeve që dy skuadrat po zhvillojnë për sezonin e ri. Kastrioti është pjesë e Superiores dhe do tentojë të mbetet aty gjatë sezonit të ardhshëm, teksa Tërbuni jep akoma kontributin e tij në Kategorinë e Parë.Në vazhdim të dyja skuadrat pritet të zyrtarizojnë afrime për të konsoliduar ekipin e sezonit të ardhshëm.
Goli i Tërbunit me penallti: