Kanë përfunduar ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme të vlefshmë për eleminatoret e EURO 2020. Sfidat kanë qenë tepër emocionuese ku ka patur dhe surpriza. Bosnje Hercegovina ka mundur në shtëpi Finlandën e vendit të dytë në grupin J, me rezultatin 4-1.
Ndërsa Danimarka fiton në shtëpi ndaj Zvicrës 1-0, duke i marrë kështu vendin e 2-të dhe barazon Irlandën me 12 pikë. Për danezët shënoi Poulsen në minutën e 84, ndërkohë Xhaka dhe shokët e tij nuk mundën të barazonin në minutat e mbetura.
Ndeshja tjetër ka qenë ajo midis Ishujve Faroe dhe Rumanisë, ku rumunët kanë dal fitues me rezultatin 0-3 dhe kanë blinduar vendin e dytë në Grupin F me 13 pikë, 5 pikë larg Spanjës së vendit të parë.
Goli i Danimarkës
Golat e Rumanisë
Bosnje Hercegovina-Finlandë