Marseille do të presë në “Stade Vélodrome” Tottenham për të zhvilluar mes tyre edhe sfidën e fundit të fazës së grupeve të Champions League, me skuadrën angleze që renditet e para në grupin D me 8 pikë, ndërsa ajo franceze në vendin e fundit me 6 pikë.
Një pëballje që pritet të jetë e luftuar, teksa nuk përjashtohet edhe ndonjë suprizë pasi skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë. Kjo gjë u duke që në pritjen që tifozët e Marseilles iu bënë lojtarëve të “Spursave” kur ata arritën në territorin francez.
Sipas “SkySport” lojtarët e Tottenham nuk kanë pasuir një natë aspak të qetë, pasio tifozët vendas kanë ndezur fishekzjarre mbi hotelin ku po qëndronin të besuarit e Antonio Contes.
Gjithçka raportohet të ketë ndodhur rreth orës 1:30 dhe 4:30 të mengjesit të së martës që ka shqetësuar jo pak skuadrën angleze.
Spurs players woken by Marseille fans’ fireworks outside hotel during night https://t.co/fhWEgf9DIn
— The Guardian (@guardian) November 1, 2022
https://www.tiktok.com/@skysport/video/7160986395664747782?_r=1&_t=8WzcaNnmCPO&is_from_webapp=v1&item_id=7160986395664747782