Milani do të luajë ditën e nesërme sfidën e kthimit në Europa League ndaj Crvena Zvezdës. Sfida e parë e luajtur në Serbi u mbyll në barazim 2-2, ndërsa kualfikimi do të vendoset në “San Siro”. Ditën e sotme, Crvena ka mbërritur në Milano ku është akomoduar në një prej hoteleve të Milanos.
Para mbërritjes së autobusit të skuadrës serbe, tifozët e Interit kanë surprizuar trajnerin e Crvenas, Dejan Stankovic. Një njohje e vjetër për tifozët zikaltër pasi Stankovic ka luajtur për shumë sezone me Interin e për këtë arsye ata janë mbledhur të shumtë në numër për të përkrahur ish-mesfushorin serb, por edhe për të “thumbuar” rivalët e qytetit, Milanin.