Liverpool u mposht në Madrid nga Atletico e Diego Simeones, që merr kështu një rezultat pozitiv në ndeshjet e Uefa Champions League. Një gol i Saul në minutën e katërt të takimit, i ka dhënë mundësi që në ndeshjen e kthimit për fazën e 1/8, Atletico të udhëtojë e qetë. Në “Anfielld” madrilenët i pret një ndeshje e vështirë, por jo e pamundur.
Video më poshtë po bën xhirron e rrjetit, me trajnerin argjentinas të Atletico që tregon grintën dhe pasionin e tij. Më poshtë duket Simeone që e përjeton ndeshjen në të gjitha format, duke udhëzuar të tijtë me gjeste e fjalë në fushë. Edhe në kohën kur luante futboll, ish-lojtari i Inter apo Lazio njihej për shpirtin e garës.
You often hear that a manager "kicks every ball" with his team from the sidelines…
— Football on BT Sport (@btsportfootball) February 19, 2020
But Diego Simeone takes that to a whole new level
A manager who lives and breathes for his team. pic.twitter.com/A1ByqjIYvv