Po luhet aktualisht derbi Partizani-Tirana për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje e pazakontë për shkak se në kampin e kuq mungojnë plotë 5 lojtarë pasi janë prekur me Covid-19.
Gjithashtu në stol nuk është edhe trajneri Sormani së bashku me ndihmësit e tij që kanë pasur frikë nga Covid-19 që të drejtojnë skuadrën. Derbi drejtohet nga zv.trajneri Renato Kalari, por edhe drejtori Olsi Rama që këtë herë nuk do të jetë në tribunë si zakonisht, por është ulur në stol për të drejtuar skuadrën së bashku me Kalarin.