Flamurtari-Partizani 1-1
Kategoria e Superiore/ Java e 12-të
NDESHJA/ Partizani bën një hap fals në Vlorë duke mos fituar ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Skuadra kampione e vendit barazoi 1-1 duke mos arritur të dal me 3 pikë nga kjo ndeshje. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Belicën pas një topi që nuk largohet mirë nga Moçka, ndërsa 3 minuta më vonë Nebihu barazoi ndeshjen. Partizani provoi deri në fund për gjetur golin e fitores, por Moçka u kthye në hero duke shpëtuar disa herë portën e tij. Me këtë pikë Partizani shkon në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Flamurtari 4 pikë.
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Bajraktareviç, K.Nebihu, Hoxhaj, Vatnikaj, Ribaj, B. Nebihu. Trajner: Luan Birçe.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Boldor, Belica, Trashi, Cordeiro, Telushi, Mala, Çinari, Bardhi, Asani. Trajner: Franko Lerda.
Gjyqtar: Enea Jorgji
Komenti minutë pas minute
90+4′ Mbyllet ndeshja në barazim 1-1.
92′ Partizani pranë golit, por Moçka bën një superpritje ndaj Cordierios.
85′ Partizani provon sërish, Trashi kroson në zonë, Bardhi devijon por ndal Moçka sërish.
82′ Kundësulm i Flamurtarit, Harruni kroson për Sukajn që nuk godet siç duhet, Partizani nga ana tjetër kundërsulmon me Braun, por ndalet nga Moçka.
71′ Corderio provon vetë brenda zonës, topi devijohet ng mbrojtja në goditje këndi.
68′ Flamurtari rrezikon sërish, Hoxhaj kroson për Nebih, por largon Hoxha.
57′ Bajram Nebih barazon ndeshjen me një goditje brenda zonës.
54′ Belica kalon në avantazh Partizanin. Një gabim edhe i portierit Moçka që nuk largoh siç duhet dhe mbrojtësi e dërgon në rrjetë.
46′ Nis pjesa e dytë në Vlorë.
45+1′ Mbyllet pa gola pjesa e parë në Vlorë.
45′ Corderio provon nga jashtë zone, topi kalon ngjitur me shtyllën. Me fat Flamurtari në këtë rastë.
36′ Kundërsulm dhe një gabim në mbrojtjen e Partizanit, provon Flamurtari, por Hoxhaj nuk kordinohet siç duhet.
28′ Trashi provon nga goditja e dënimit, ndal sërish Moçka.
28′ Karton i verdhë për Bajraktareviç, pas një faulli ndaj Corderior.
13′ Trashi kroson bukur drejt zonë, Bardhi me gjuan kokë, por ndal Moçka.
10′ Telushi tenton një supegol, godet fortë nga jashtë zone, por topi përfundon shumë larg portës.
6′ Trashi kroson në zonë, Pjeshka largon topin në goditje nga këndi.
1′ Starton sfida në Vlorë, topi i parë shkelmohet nga Flamurtari.