Java e 33-të e Kategorisë Superiore do të vëri përballë Partizani dhe Tiranën. Ndeshja derbi e kryeqytetit do të luhet në “Selman Stermasi” dhe ka një interese të madh për të dyja skuadrat. Nga njëra anë Partizani kërkon fitore për t’u shpallur kampion matematikisht. Një titull kampion që mungon prej më shumë se 26 vitesh në kampin e kuq. Nga ana tjetër Tirana rrezikon mbijetesën dhe në këtë ndeshje kërkon pikë për të siguruar sa më shpejt qendrimin mes më të mirëve. Bardheblutë ndodhet aktualisht 5 pikë larg nga Kastrioti dhe me një ndeshje direkt ndaj tyre dhe kjo i favorizon ndjeshëm.
Klubi i kuq ka publikuar në faqen e tyre një video nga derbi i sezonit 1970-1971 kur Partizani shpallej kampion i Shqipërisë. Një dy golësh i të madhit Panajot Pano i jepte fitore ndaj Tiranës. Ndeshje mbyllej me rezultatin 2-1 ndërsa për Tiranën shënonte Mema.