Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.
Paraditja e së dielës i ka gjetur lojtarët në fushë, për stërvitjen e vetme të kësaj dite. Anësori Odise Roshi vijon të stërvitet i diferencuar, për shkak të problemeve fizike. “Raketa” është në mbikqyrjen e mjekëve, teksa do jenë këta të fundit që do japin “ok” nëse firaku do vijojë përgatitjet me intensitet.
Asllani dhe Kumbulla u bashkuan dje me kuqezinjtë, ndërsa stafi është në pritje të Vrionit. Sulmuesi i Tirol luan sot ndeshjen play-off në Austri, në kërkim të një vendi në Conference League. Gjithashtu Reja pret sinjale edhe nga Broja, që po kalon covid-19.