Edison Cavani shënon golin e sezonit kundër Fulham. Man United është duke luajtur aktualisht sfidën e javës së 37-të ndaj Fulham në “Old Trafford” po luhet me tifozë, ndërsa vendasit kanë kanë kaluar në avantazh në minutën e 15-të.
Cavani me stilin “panenka” (parabol) nga rreth 35 metra ka shtangur porterin e Fulham dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Një gol spektakolar që ka mahnitur tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit e që padyshim mund të jetë goli më i bukur i sezonit në Premier League.