Ditën e djeshme u luajt ndeshja mes Football Republic U-19 dhe Teutës U-19 e cila përfundoi me shifrat 2-2. Takimi në fund degjeneroi në dhunë dhe në pamjet e reja filmike shihen se si vrapojnë njerëzit nga tribuna duke hyrë në fushë. Grushta dhe shkelma ndaj lojtarëve të rinj që nuk i kanë hije aspak një fushe futbolli.
Security duken të paktë në videon e re, ndërsa ata që janë e kanë të pamundur të ndalin hovin e atyre që futen në fushë. Pamje që i prishin totalisht bukurinë garës sportive dhe për më tepër nga aty, tek të rinjtë që shpresojmë se janë e ardhmja e futbollit shqiptar. FSHF-ja duhet të veprojë me dorë të hekurt në këtë rast, bashkë me të edhe policia e shtetit për të vënë para drejtësisë autorët.
Më poshtë shihni momentin e sherrit masiv, mes lojtarëve dhe prindërve të futbollistëve që zbreisn nga tribuna në fushën e blertë.