Një ngjarje e pazakontë në Kanada. Vajza ka gjetur të atin duke parë sfidën mes Danimarkës dhe Anglisë, e vlefshme për Euro 2020. Deri te pasioni i sportdashësit gjithçka ka qenë në rregull, teksa më vonë vajza i ka treguar të atit se ndeshja nuk ka qenë reale, por një sfidë e simuluar në FIFA.
Video që po bën xhirron e medieve sociale është shpërndarë menjëherë, me babain e vajzës që ende nuk e ka besuar se po shihet një sfidë jo reale. Tasneem Barakat publikoi këtë skenë gazmore në TikTok dhe ajo i tregoi babait të saj lajmin në “gjysmën e ndeshjes”.
“45 minuta lojë dhe ai as nuk luajti qerpikun”, shkruajti ajo në titullin e videos.
“Babi, nuk është e vërtetë, është animacion, është FIFA!”,i tha Tasneem.