Milan dhe Inter luajnë të dielën më 22 maj ora 18:00, javën e fundit të kampionatit italian. Do jetë ditë feste për njërën prej skuadrave që do kurorëzohet kampion. Milan do udhëtojë në transfertën e Sassuolos dhe do i mjaftonte dhe barazimi për të qenë ata fituesit e këtij sezoni. Në anën tjetër Inter duhet të fitojë ndaj Sampdorias në shtëpi, për të shpresuar që rivalët kuqezinj të humbasin.
Tifozët e Milanit kanë 11 vite që e presin këtë ditë. Për ta bërë sa më të veçantë kanë menduar dhe mbështetësit e Milanit në Shqipëri. Ditën e ndeshjes tifozët kuqezi do mblidhen në Sheshi Skënderbej për ta parë ndeshjen nga aty me ekran të madh. Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë “Milan Club Albania” në Instagram.
“AFRON FINALJA E SEZONIT Po bëhemi gati!
Ky do të jetë vendi ku të gjithë tifozët kuqezi do të mblidhen ditën e dielë, ora 18:00, Sassuolo-Milan Sheshi Skënderbej, Tiranë, ekrani i madh dhe – kush preferon – banaqe me pije
Na presin edhe surpriza të tjera. Mos harroni sa më shumë simbole kuqezi, por sidomos i madh dhe i vogël EJANI…
‼ Bëjini “share” dhe ftoni miq (vetëm interistë jo dmth)”, shkruan në postimin e tij “Milan Club Albania”.