Manchester City ka fituar ndaj Ëest Ham me rezultatin 2-0, në përballjen e sotme të vlefshme për javën e 26-të në Premier League. “Qytetarët” morën një fitore të pastër fal golave të Rodri dhe Kevin De Bruyne. Ishte belgu ai i cili shkëlqeu mbrëmjen e sotme, pasi arriti të shënonte dhe të jepte asistin e pjesës së parë. Aguero ishte një tjetër futbollist nga i cili pritej shumë, por ditën e sotme nuk arriti të çonte topin në rrjetë. I mbuluar mirë nga mbrojtja kundërshtare, Aguero i kishte minimale lëvizjet.
Në pjesën e parë Aguero kishte një shans të mirë brenda zone, për të ndryshuar rezultatin, por mbrojtësi kundërshtar Ogbona ka arritur t’ia rrëmbejë topin. Aguero ka kërkuar në fillim faull, por arbitri i ndeshjes nuk e ka akorduar diçka të tillë. Nga pamjet filmike të dala pas ndeshjes shihet se Ogbona për ta ndaluar sulmuesin argjentinas e ka kapur në vend tepër delikat siç është organi gjenital. Video është bërë virale tashmë në internet dhe mbetet e çuditshme sesi VAR nuk e akordoi faull.
Ogbonna grabbed Aguero's balls pic.twitter.com/ZGR0bLQek4
— Wrsi (@MagicalFati) February 19, 2020