Vetëm mirë nuk po ecën ky sezon për ekipin e Flamurtarit, i cili është në vendin e gjashtë, 12 pikë pas Partizanit të vendit të parë. Duket se tek ekipi vlonjat e kanë gjetur justifikimin tek arbitrimi jo i drejtë, që po i bëjnë ndeshjeve të tyre. Me një postim në “Facebook”, ekipi me anë të një videoje tregon gabimet që arbitrat kanë bërë ne tre ndeshjet e tyre të fundit, Teutën, Luftëtarin dhe Skënderbeun.