Skënderbeu-Flamurtari 2-0 (Krasniqi 26′, Muzaka 85′)
Stadiumi “Skënderbeu”
Ora 19:00
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Muzaka, Sibo, Bregu, Otto Xhon, Krasniqi. . Trajner: Orges Shehi
Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Batha, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.
Ndeshja: Skënderbeun merr një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-0. Blerim Krasniqi ishte padyshim njeriu i ndeshjes duke shënuar golin e parë, por edhe duke fituar penalltinë e kthyer në gol nga Muzaka. Më këtë fitore korçarët rihapin garën për Europë pasi shkojnë në kuotën e 46 pikëve, ndërsa Flamurtari qendron në kuoton e 48 pikëve.
Komenti minutë pas minute
85′ Kotobelli pengon në zonë Krasniqin, për arbitrin Koçi është 11-m. Muzaka me stilin “Paneka” shënon.
76′ Del nga loja Bregu në fushë Pervan.
58′ Otto John godet keq me të djahtën duke mos shfrytëzuar një mundësi të artë,
56′ Bregu nis një sulm të rrezikshë, Pollozhani e mbyll në menyrë perfekte.
52′ Tension në fushë, Batha përplaset me Radas.
46′ Starton pjesa e dytë mes Skënderbeut dhe Flamurtarin.
45+1 Mbyllet pjesa e parë në Korçë me fitoren 1-0 të Skënderbeut.
41′ Bregu bën lëmsh gjithë mbrojtjen e Flamurtarit, godet po topi largohet në vijë fatale nga Deliaj.
36′ Bregu brenda zonës godet me kokë, por jo ndalet nga Kolici pasi gjuajta ishte e lehtë.
26′ Aksion i bukur i Skënderbeut, Krasniqi finalizon me gol me një goditje të fortë jashtë zone.
18′ Aksion i bukur i Skënderbet me Abazajn që godet brenda zonës por ndalet nga Kolici.
16′ Sukaj godet drejt portës, po pa rrezikshmëri.
10′ Pollozhani godet me kokë pas krosimit të Bathës, me topin që përfundon jashtë.
2′ Krasniqi pengohet brenda zonës, por për arbitrin Koçi është i rregullt.
1′ Topi i parë shkelmohet nga Skënderbeu, një ndeshje me pak tifoza në Korçë.