Do të startojë në orën 21:00 sfida e parë e 1/8 të Champions League, Barcelona-PSG. Një ndeshje spektakolare mes dy nga ekipeve pretendente për fitimin e këtij trofeu që do të luhet pa tifozë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Por edhe pse nuk do të jenë në stadium, tifozët e Barcelonës nuk kanë ndënjtur pa e mbështetur skuadrën dhe janë mbledhur jashtë stadiumit “Camp Nou” për të pritur lojtarët kur duhen edhe dy orë nga starti i ndeshjes.
Të shumtë në numër, tifozët nuk ka pyetur nga pandemia e Covid-19 dhe kanë nisur koret mbështetëse për skuadrën si dhe ofendimet për PSG-në. Për më shumë ndiqni pamjet e mëposhtme: