Koby Bryant humbi jetën e ditën e sotme në një aksident tragjik me helikopter. Ylli legjendar i NBA ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij sëbashku me 4 persona të tjerë kur helikopteri me të cilën po udhëtonte u rrëzuar dhe u përfshi nga flakët. Me të udhëtonte edhe një prej vajzave të tij 13-vjeçare. Mediat amerikane raportojnë vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant është mes viktimave të aksidentit ajror në Kaliforni.
Sipas TMZ, Gianna Maria Onore, e njohur si GiGi, ndodhej në bordin e helikopterit privat së bashku me babain e saj, dhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Asnjë prej pasagjërve që udhëtonte nuk mundi t’I mbijetonte, ndërsa nuk është zbuluar ende shkaqet e përplasjes. Gruaja e Bryant, Vanessa, nuk ishte duke udhëtuar në helikopterin që i mori jetën 41 vjeçarit dhe miqve të tij. Bryant luajti për dy dekada me Los Angeles Lakers, duke fituar pesë kampionate dhe duke bërë 18 Lojëara All-Star para se të tërhiqej në 2016.