Ndeshja mes St.Gallen dhe Young Boys ka përfunduar me rezultatin 3-3. Goli i parë për St.Gallen ëshët realizuar nga futbollisti shqiptar Betim Fazliji. Lojtari ”nuhat” mjaft mirë golin dhe dërgon topin në rrjetë. Kujtojmë që ai ka shënuar dhe para disa javësh ndaj Baselit. Përformancat pozitive kanë bindur drejtuesit për aftësitë e tij. Mesfushori mbetet një pikë e fortë e skuadrës dhe do jetë një ndihmë e madhe deri në fund të sezonit.
Natyrisht, Fazliji ka pasur ulje-ngritje në nivel loje por gjëra të tilla mund të kenë të gjithë. Betim Fazliji ka bërë deri tani 14 paraqitje sezonale. Mbetet të shihet sesi do jetë pjesa tjetër e këtij viti futbollistik për të.