Tirana do të luajë sot në orën 20:45 derbin ndaj Partizanit në “Air Albania”. Bardheblutë kanë mbyllur ditën e djeshme përgatitjet e fundit në stadiumin “Selman Stermasi”, por janë surprizuar nga prania e disa tifozëve.
Tifogrupi “Capital Crew”, ka qenë prezent në stadium për të ndjekur stërvitjen e Tiranës dhe për disa minuta kanë dhuruar edhe spektakël me tymuese. Një motiv më shumë për të lojtarët bardheblu që të fitojnë derbi dhe të vazhdojnë të mbajnë distancën me -6 pikë me Kukësin e vendit të dytë.